Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me masat që po merr qeveria për rihapjen e vendit pas pándemisë.
Dasho shprehet kundër masës për mbylljen parkut të liqenit artificial në Tiranë. Ai thotë nuk është e nevojshme të mbyllet por të merren disa masa konkrete teksa qëndron i hapur.
Mund të vendosen persona përgjatë rrugëve që t’u kujtojnë njerëzve rregullat e ecjes dhe distancimit në kohën e COVID.
Mund të caktohen fasha të dedikuara, p.sh. 5 me 8 për të moshuarit, 9 me 14 për familjarët, 14 me 18 për vrapuesit dhe çiklistët, 18 me 5 e hapur për këdo, etj, -thotë eksperti.
Postimi i plotë
“Nuk bllokohet liqeni!!! Madje e kundërta!!!
Mund të mbahet hapur 24 orë që njerëzit të kenë aktivitetin fizik aq të nevojshëm.Mund të vendosen persona përgjatë rrugëve që t’u kujtojnë njerëzve rregullat e ecjes dhe distancimit në kohën e Còvid.
Mund të caktohen fasha të dedikuara, p.sh. 5 me 8 për të moshuarit, 9 me 14 për familjarët, 14 me 18 për vrapuesit dhe çiklistët, 18 me 5 e hapur për këdo, etj.Ka edhe shumë metoda të tjera, por vetëm mbyllje jo. Transmetimi i virusit në mjedise të hapura ku njerëzit janë në lëvizje është minimal (madje sipas disa studimeve nuk ndodh).
Mësoni, o “ekspertë”, nga bota se i nxítë jetën dhe e terròrizuat miletin…