Megjithëse ka mbushur 7-të vjece Dashurie Zenollari sot nuk ka shkuar në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Ajo nuk është veshur me rroba të reja, as nuk mban buqeta me lule në duar, por është strukur në vendin e saj të përditshëm fare pranë kalasë në Elbasan. Teksa e pyet nëse do të shkojë në shkollë menjëherë përgjigjet jo, pasi nuk I pëlqen shkolla. Në fakt nuk ka faj pasi në familje nuk ka dëgjuar ti flasin me dashuri për shkollën, pasi prindërit mezi po shkollojnë vëllezërit e motrat më të rritur.
Me sytë që shkëlqejnë plotë dritë , sikurse një fëmije Dashuria thotë se lyp për të ndihmuar familjen. E di që nuk mund të ngarkoj prindërit , ndaj herë thotë që del për të lypur vetë, herë tjetër e nxjerrë nëna.
E paqartë për rolin e shkollës, 7 vjecarja dëshiron që kur të rritet të ketë një dyqan të vetin ku të shese. Pasi në këtë mënyrë ndoshta fëmijët e saj nuk do të përjetojnë këtë ndjenjë që Dashuria po përjeton sot. E ulur në tokë, 7-vjecarja spikat për qetësinë e saj. Asnjëherë nuk kërkon lëmoshë, pavarësisht se janë të shumtë ata që I ofrojnë. Ëndrrat e kësaj vogëlushjeje janë shtypur pa u celur ende. Diku pak metra saj dëgjohet zëri qortus I nënës j e cila e nxiton të lëvizë që të mos flasë për dramën e saj. Pavarësisht se në bashkinë e Elbasanit operon njësia e mbrojtjes së fëmijëve, ende numri I fëmijëve në situatë rruge vijon të jetë I lartë. Më së shumti ata I përkasin komunitetit egjyptian dhe rom.