07:42 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes”, historia e Ermalit përlot Hoxhollin: Që sot ti do jesh prioriteti ynë!

23:01 | 30/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes”, historia e Ermalit përlot Hoxhollin: Që sot ti do jesh prioriteti ynë!

Aktivisti i “Dhuro Dashuri” Ilir Hoxholli përlotet nga historia e një djaloshi të quajtur Ermal, i cili vitet më të bukura të jetës së tij i ka kaluar duke mbledhur kanace për të ndihmuar nënën e sëmurë.

“Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë”, shkruan Hoxholli në një postim në Facebook.

Sipas Hoxhollit, rasti i Ermalit duhet të shërbejë si një reflektim për të gjithë shoqërinë dhe e quan atë një “hero të heshtur”.

“Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes, ajo ka nevojë për një përqafim, një puthje, një fjalë të mirë. Nënat tona na kanë rritur dhe vetëm në pleqëri të thellë kanë nevojë për ne, por rasti i këtij heroi të heshtur është për t’u ndarë mes nesh, jo si rast i shkretë, por si një reflektim të shoqërisë.”, shpehet aktivisti.

Ndërkohë, Hoxholli i premton Ermalit se duke filluar që sot, ai do të bëhet prioritet i “Dhuro Dashuri”.

I braktisur nga babai, 20-vjeçari nga Fieri ka jetuar vetëm me një nënë të sëmurë. Pas ndarjes së prindërve, kujdestaria e Ermalit i kaloi nënës, ndërsa motrën e mori i ati që emigroi në Itali.

POSTIMI I PLOTË:

Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë

Unë e di që të përcjellësh apo të shpërndash vlera nuk do të kesh vëmendjen e një skandali vipash apo të politikës. Kam hequr dorë nga komentimi ndaj tyre, sepse mendoj se jeta është më e bukur pa ata lloj shoë, që ecin me parimin se nuk ka reklamë të keqe. Në këtë hyrje shumë lexues mund të tërhiqen për ta vazhduar leximin. Rasti që dua të sjell është i një djali, të cilin e kam zili, po po e kam zili, nuk do të të doja të isha kurrë në pozicionin e tij, por ai është një hero i heshtur, një shembull për t’u ndjekur, një djalë që meriton shumë, një rast që duhet të përhapet për të edukuar qindra të rinj që kujtohen për nënat me foto në fb në festë e 8 Marsit apo disa të tjerë që i kanë lënë nëpër azile. Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes, ajo ka nevojë për një përqafim, një puthje, një fjalë të mirë. Nënat tona na kanë rritur dhe vetëm në pleqëri të thellë kanë nevojë për ne, por rasti i këtij heroi të heshtur është për t’u ndarë mes nesh, jo si rast i shkretë, por si një reflektim të shoqërisë.

“Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të. Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës, kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh”.

Mbeta pa fjalë cfarë sakrifice, cfarë njeriu, shumë të tjerë do i kishin braktisur nënat në këtë gjendje dhe jo në këtë gjendje, ne po i lejmë nënat tona kur ata mbeten për një gotë ujë. 
Ermandi thotë: “se forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në Zot” Ajo që më ka habitur është se shokët që i kam pyetur më thanë që ne jemi falur me të dhe kurrë nuk është ankuar. Çfarë madhështie, e ka mbajtur ndër vite këtë hall duke mbledhur shishe plastike, duke qarë me vehten çdo natë derisa sot ata lot nuk mund t’i mbajë më, i solli mes nesh si një sprovë të indiferencës tonë. Si një model i dashurisë pa kushte e birit ndaj nënës, kush nga ne bën një sakrificë të tillë? Mund ta braktiste siç bëri babai me motrën. 
“Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në Facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’i kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”,

 Çfarë sinqeriteti, çfarë plage, si heshtëm ne, ishim me “dhuro dashuri” faleminderit stafit të burgut për ndihmën në vazhdimësi, nuk të njoh, por do jesh një prioritet i nismës tonë, do të jemi pranë teje, jo për shkak të varfërisë, por për atë që Zoti ka porositur për nënat. Ty mor djalë të kam zili, se Parajsa është te këmbët e nënës, se për të jemi porositur ta respektojmë si gjënë më të shtrenjtë në botë. Sot je vllai im, do mundohem që halli jot të jetë dhe i imi. Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë, e me lejo që të jem bashkëudhëtar me ty në rrugën e Parajsës…

ilir-hoxholli
Ilir Hoxholli
Etiketa: aktivistdhuro dashuriermal ramaj\Ilir Hoxholli
Pas

Shqiptarët nuk e meritojnë Ylli Manjanin

Para

Deputeti i PD-së: Rilindjes i doli tymi, pas tymit plas zjarri!

Para
Deputeti i PD-së: Rilindjes i doli tymi, pas tymit plas zjarri!

Deputeti i PD-së: Rilindjes i doli tymi, pas tymit plas zjarri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.