04:12 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dashuria e re e analistëve, çfarë i bashkon Nazarkot, Lelën, Kazhanin dhe Zhejin

23:12 | 16/03/2017
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dashuria e re e analistëve, çfarë i bashkon Nazarkot, Lelën, Kazhanin dhe Zhejin

Me zhvillimet e reja teknologjike dukshëm kanë ndryshuar edhe mënyrat e bërjes së gazetarisë. E ky globalizim i mjeteve dhe informacionit nuk mund të mos prekë edhe Shqipërinë.

Tendenca për t’iu shkëputur medias tradicionale për arsye nga më të ndryshmet po krijon një panoramë të re ku “ujqit” e vjetër të gazetarisë po përshtaten edhe në hapësirën e re mediatike tashmë në web.

Vëllezërit Shpëtim dhe Mentor Nazarko nuk ka shumë kohë që  kanë hapur portalin e tyre Konica. Ata kanë qenë dhe janë dy personazhe të analizës edhe në televizionet shqiptare por që së fundi  e kanë shpërngulur gazetarinë e tyre në një platformë moderne ashtu sic kanë bërë shumë kolegë të tyre.

Alfred Lela, i larguar nga Mapo sapo ka hapur webin e tij Politiko. Largimi i Lelës si drejtor i Mapo u bë një debat i gjerë pasi u fol për një ndryshim linje editoriale apo afrim me Ramën i gazetës dhe botuesit.

Mira Kazhani po ashtu është përshtatur në një hapësirë online pas largimit të saj nga Wake Up në Top Channel. TiranaPost është platforma ku Kazhani me eksperiencë në median tradicionale ka  vendosur të shpërngulë gazetaribërjen e saj.

Artur Zheji është një nga gazetarët dhe analistët që ka hapur po ashtu një web të vetin. 360gradë është portali ku Zheji po bën gazetari dhe analizë pas eksperiencës në televizion por jo vetëm.

Referuar të dhënave zyrtare të AKEP janë rreth 650 online në versionin shqip që funksionojnë brenda hapësirës administrative të Republikës së Shqipërisë, nga të cilat rreth 72 prej tyre administrohen nga gazetarë kombëtarë dhe lokalë nga të gjitha qytetet kryesore të vendit.

12 prej këtyre onlineve administrohen me struktura redaksionale prej vetë gazetarëve.

Vitet e fundit në Shqipëri ka një shpërthim të portaleve online. Në harkun kohor prej 5 viteve, janë regjistruar 18.078 portale që kanë marrë domenin .al pranë AKEP.

Në këtë numër total përfshihen portale lajmesh, portale qeveritare, organizata dhe portale të institucioneve të edukimit.
Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i domain-eve të regjistruar për vitin 2016 është 5 800, një rritje mbi 12% të domain-eve krahasur me vitin 2015.
Studimet lokale tregojnë se 12% e qyetarëve të 18-34 vjeç informohen online për zhvillimet me të fundit.

Me një popullsi rezidente prej jo më shumë se 2 milionë e 800 mijë banorësh që ka Shqipëria, duke e pjesëtuar me 650 portale funksionale në tregun kaotik të medias online kemi një portal për 4300 banorë. Pra një qytezë, një portal.

Duke ditur që personazhet e gazetarisë së lartpërmendur thjesht kanë ndërruar mjetin ku bëhet gazetaria, ka media që marrin përsipër të quhen media pa bërë të ditur strukturën sociale dhe financiare të tyre, gjë që vë në pikëpyetje  gazetarinë që ata bëjnë dhe produktin që “shesin”.

E pra dashuria e vëllezërve Nazarko, Kazhanit, Lelës dhe Zhejit është media online dhe dëshira për t’iu përshtatur audiencës që gjithmonë e më shumë po “rrjedh” drejt web-it. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: alfred lelaartur zhejigazetarimira kazhaniportalevellezrit nazarko
Pas

Ben Blushi: Po u krijua qeveria teknika unë nuk do marr pjesë, ju them arsyet pse

Para

Fatmir Xhafaj përkrah Hekuran Isait kur ishte hetues në Krujë, të persekutuarit politik letër Nishanit: Mos e dekreto si ministër! (FOTO)

Para
Fatmir Xhafaj përkrah Hekuran Isait kur ishte hetues në Krujë, të persekutuarit politik letër Nishanit: Mos e dekreto si ministër! (FOTO)

Fatmir Xhafaj përkrah Hekuran Isait kur ishte hetues në Krujë, të persekutuarit politik letër Nishanit: Mos e dekreto si ministër! (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.