Dashuria mbi të gjitha! Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e princesësh së Japonisë, Maka.
Ajo ka hequr dorë nga statusi i saj prej princeshe pasi sipas ligjit në Japoni në rast se princesha martohet me një njeri të zakonshëm ajo heq dorë nga të gjitha privilegjet.
Ndërkohë që ky rregull nuk vlen për meshkujt e familjes mbretërore.
Ajo ka shpallur zyrtarisht fejesën me të dashurin e saj, menjëherë sapo ka marrë aprovimin e perandorit. Në një intervistë të dhënë të dielën, ish-princesha është shprehur se gjithnjë e ka ditur se kështu do të ndodhte.
“Që kur isha fëmijë, e dija që kur të martohesha do të hiqja dorë nga statusi im. Kam ndihmuar me sa kam patur mundësi perandorin dhe kam bërë me vullnet të plotë çdo detyrë që më është ngarkuar. Por, e dija që një ditë do të kujdesesha vetë për jetën time”- ka thënë ajo.
Epo ndoshta japonezët do të duhet të rishikojnë ligjin e tyre që diskriminon anëtaret femra të familjeve mbretërore. Deri atëherë Makës na mbetet ti urojmë jetë të lumtur me të fejuarin e saj.
(E.K/SHUPLAKA)