Dashi
Shenja e Dashit është shumë e sinqertë dhe kjo është një nga gjërat që iu sjellin më shumë probleme, pasi nuk dini të gënjeni. 2020 do të fillojë me shumë tensione po ashtu dhe distancimet në dashuri. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të shoqëroheni me partnerin por do ta keni shumë të vështirë ta shihni njëri tjetrin.
Dashi është një shenjë shumë pasionante dhe e ndjen një person si pronë të tijën. Në këtë aspekt janë të ngjashëm me Demin.
Demi
Njerëzit që i përkasin kësaj shenjë e duan shumë stabilitetin. Kur janë të rritur arrijnë të sigurojnë garancinë për ju. Në favorin tuaj do të keni Jupiterin dhe Saturnin dhe mes Prillit dhe majit do të merrni lajme të mira.
Do të jenë lajme rreth dashurisë dhe diçka që ka të bëjë me shtëpinë, stabilizim dhe transferat. Nuk do të jetë një vit i vështirë por duhet të themi që Urani ka hyrë në shenjën tuaj që në Mars të 2019 që do të thotë që duhet të përpiqeni të bëni diçka të re, të provoni të bëni eksperienca të reja. Do të keni dëshirë të riorganzioni jetën tuaj dhe kjo është vërtetë e jashtëzakonshme.
Binjakët
Binjakët shpesh i besojnë shprehjes se nëse e ndjeni zemrën të rrahë shumë fort për dikë atëherë ju keni rënë në dashuri. Por dashuria është ndërtim, pasi të bini në dashuri atëherë do të përjetoni fazën më të bukur të dashurisë dhe këtë vit të hapë dyert ndaj ndjenjave dhe të ndërtojnë dashurinë. Ata që kanë përjetuar dashurinë, punën dhe problemet ligjore, këtë vit do t’i zgjidhni shumë lehtë. Kjo sepse Venusi nga muaji prill deri në gusht do të jetë në shenjën tuaj të horoskopit dhe kjo do të bëjë që jut ë ndjeni fluturat e famshme në stomak.
Gaforrja
Gaforrja është një shenjë e zodiakut shumë e prekshme, por këtë vit Saturni, i cili zakonisht është kundër Gaforres në këtë vit, do t’ju lërë në një armëpushim për disa muaj, midis majit dhe qershorit. Kjo do të jetë koha për të zgjidhur disa nyje. Por flitet edhe për dashuri dhe punë. Ndjenjat janë pak në shqetësim. Ose keni një shtypje dhe ndiqni një person që ndoshta ka probleme, ose jeni ju që keni vendosur të qëndroni kundër vetes tuaj, ose kundër dikujt.
Luani
Në vitin 2019 kishte një Jupiter të rëndësishëm, i cili duhet të ju kishte sjellë tashmë siguri dhe konfirmim në lidhje me dashurinë. 2020 do të jetë e përqëndruar në këtë fushë. Venusi në pranverë do të bëjë masakra zemrash.
Virgjëresha
Pritet një vit i shkëlqyeshëm për shenjën e Virgjëreshës. Që nga fillimi, Jupiteri dhe Saturni përfaqësojnë një hap shtesë për ju nga i cili duhet të përfitoni.
Peshorja
Mbi të gjitha, nga viti i ardhshëm, formaliteti që ka qenë gjithmonë atje, velloja e pasigurisë do të zhduket. Ndonjëherë mirësinë tuaj të tjerët e konsiderojnë si dobësi. Momente fati në fund të vitit 2020, të cilat do të vazhdojnë edhe për vitet në vijim.
Akrepi
Kur dilni në një takim për herë të parë me dikë që nuk e njihni keni më shumë dëshirë të dini gjithçka se sa të tregoni më shumë për veten tuaj. Paolo Fox ju sugjeron të mbani një as nën mëngë pasi e di se sa i ngurtë jeni në pozicionet tuaja. Kjo është arsyeja përse shpehs herë Akrepi keqkuptohet.
Shigjetari
Ju jeni njerëz me diell dhe kjo reflektohet tek njerëzit që janë afër jush, shpesh të rrezatuar nga ky pozitivitet. Rezultate të shkëlqyera në fund të vitit, kur Saturni do të fillojë një tranzit të gjatë që do t’ju mbrojë.
Bricjapi
2020 është një vit i rëndësishëm sepse nëse keni pasur një ëndërr për ta arritur, mund ta bëni. Bricjapi është një nga shenjat më të forta të vitit që vjen.
Ujori
Për Ujorin Paolo Fox shpjegon se muajt e fundit kanë qenë të lodhur dhe të rëndë. Që nga gushti ka pasur një stres, mbase i lidhur me faktin se ujorët janë shumë krijues, por edhe të çorganizuar. Ne duhet të ndalemi herë pas here dhe të organizojmë ditën, por ujori bën gjithçka që dëshiron dhe shpesh nuk i merr parasysh këto detaje.
Peshqit
Kur dëgjojnë thirrjen e familjes, ata nuk dinë asnjë pengesë, ata e lënë mënjanë punën e tyre. Nëse ka konkurrencë në çifte, Paolo Fox këshillon të tregoheni të kujdesshëm.