Vazhdon diskutohet pambarimisht fakti që reperi nga Kosova Majk është bërë prind për herë të parë, por ka mohuar fëmijenë e tij. Të paktën kështu komentohet edhe në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme ish- e dashura Majlinda Zeka me të cilën këngëtari pati një lidhje dashurie të shkurtër, solli në jetë një djalë. Emri i vogëlushit është Roan, sipas pretendimeve të Majlindës, është fëmija i saj dhe i Majk, shkruan Revista Who.
Por gjatë gjithë kësaj kohe reperi i njohur ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë histori. Mirëpo komenti i një fansi i cili e mbronte, e bëri që të reagojë. Vetë këngëtari Majk ka shpërndarë në Instastory pikërisht këtë koment, duke shënuar një falenderim.
“Dashuria për fëmijën nuk matet me një foto që poston”, ka shkruar ndër të tjera komentuesi i cili i kërkon njerëzve të mos gjykojnë e ofendojnë por të shohin punën e tyre. Në fund ai e ka uruar Majk për lindjen e djalit. Këtë e ka shpërndarë Majk duke shkruar sipër “Faleminderit” në gjuhën angleze. (J.V/Shuplaka)