07:11 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dashuria që lindi në ekran, si u njohën spikerët korridoreve të televizionit. Emri i veçantë i djalit

08:26 | 16/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dashuria që lindi në ekran, si u njohën spikerët korridoreve të televizionit. Emri i veçantë i djalit

Kostana Morava dhe Edvin Parruca janë dy personazhe që i shohim ҫdo ditë nga ekrani. Spikerja e njohur e lajmeve në Tv Klan dhe spikeri i lajmeve në News 24 janë të martuar prej disa vitesh dhe prej katër vjetësh prindër të një djali, Indi.

Sot, ҫifti ka qenë i ftuar në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për historinë e tyre të gjatë të dashurisë që ka nisur në korridoret e televizionit.

Kostana në atë kohë bënte programet e mëngjesit, ndërsa Edvini lajmet. Familjet e tyre kishin një njohje të hershme, madje mami i Kostanës e porosiste gjithmonë të bijën t’i bënte të fala Edvinit, meqenëse njihte të atin dhe gjyshin e tij:

“Familjet tona kanë një njohje më të vjetër, këtë e zbuluam më vonë. Mami gjithmonë më thoshte bëji të fala atij djalit… Ndodhi që u njohëm si kolegë, pastaj si miq dhe sot, jemi akoma shumë shokë…” – tregon Kostana.

Pa rënë në sy, si dy kolegë, miq e më vonë edhe shokë shumë të mirë, ata vendosën të lidhin jetën bashkë. Prej më shumë se 12-vjetësh njohjeje e bashkë që nga 2010-a, dy personazhet e njohur të ekranit janë të lumtur që dashuria e tyre është plotësuar edhe nga Indi, fryti i tyre i parë i dashurisë.

Edhe pse jetojnë bashkë prej shumë vjetësh dhe janë bërë prindër, ҫifti tregon se nuk kanë bërë një ceremoni martese. Kostana nuk ka ëndërruar asnjëherë të bëhet nuse, por edhe jeta u solli të tjera gjëra me prioritet, kështu që nuk kanë asnjë peng: “Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të bëhem nuse dhe nuk kam asnjë merak për këtë pjesë”, – tregon Kostana e pyetur për martesën.

Ndërsa koha për t’u bërë nënë erdhi krejt natyrshëm, siҫ tregon ajo: “Marrëdhënia me Edin më ka frymëzuar dhe që kur njoha atë thashë PO, tani jam gati për të pasur një fëmijë, sepse gjithmonë kam menduar që është e vështirë të kesh një fëmijë.”

Indi ishte një vendim i marrë prej kohësh, ndërsa dasma nuk ishte e rëndësishme. Si Kostana, ashtu edhe Edvini iu përkushtuan ardhjes së tij në jetë, por edhe më pas rritjes së tij. Siҫ tregon moderatorja, për tre vjet ajo nuk u shkëput nga rritja e të birit, sepse donte që atij të mos i mungonte asgjë. Po kështu, edhe Edvini bënte pjesën e vet, edhe pse, pranon ai, prindërimi nuk ishte një fushë e njohur dhe gjërat u mësuan gjatë rrugës.

Me natyrën energjike të tij, Indi ka marrë më të mirat nga i ati dhe e ëma. Edhe emri i tij ka një histori interesante. Kostana tregon se dy ditë para lindjes, ata nuk kishin asnjë emër për të birirn, por mes shumë propozimeve, ajo përmendi një emër: “Ishte Kostana që tha Indi dhe pastaj tha Jo, por unë thashë Po, do të jetë Indi.” – tregon Edvini.

Indi është Indipendent, pavarësi, Indi është India, vendi në të cilin Edvini ka kujtimet më të bukura. Indi është një dashuri për pavarësinë dhe kujtimet më të bukura të jetës./ Class

 

Etiketa: edvin parrucanjohjaspikeret
Pas

Tritan Shehu demaskon Edi Ramën, si gënjeu kryeministri për “kryetarin” e PD-së në Nivicë

Para

“Më mirë hidheni votën në lumë se t’ja jepni PDIU-së”, Mesila Doda i kundërpërgjigjet Bashës

Para
Mesila Doda për projektligjin e reklamave falas: Më shqetëson fakti që vjen në minutën e fundit

"Më mirë hidheni votën në lumë se t'ja jepni PDIU-së", Mesila Doda i kundërpërgjigjet Bashës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 300 persona janë vrarë në sulmet e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në shtetin e Kordofanit të Veriut, tha një grup avokatësh që luftojnë për rivendosjen e demokracisë në Sudan . Grupi tha se RSF nisi sulme në disa fshatra pranë qytetit të Bara të shtunën. Në njërin prej tyre, në Sag Alnom, vlerësohet se kanë vdekur rreth 200 persona. Bastisjet në fshatrat fqinje vranë të paktën 38 civilë, tha i njëjti burim, duke shtuar se dhjetëra banorë ende rezultojnë të zhdukur. Ad Dating for Senior Singles Japansdates Not a Typical Dating Platform Japansdates Sponsored Links Të dielën, paraushtarakët e SDF sulmuan fshatin Hilat Hamid, duke vrarë 46 persona të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha grupi i Avokatëve të Emergjencave. Më shumë se 3,400 civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, thanë Kombet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Sudani është zhytur në kaos nga një luftë midis forcave besnike të Gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të forcave të armatosura dhe udhëheqësit de facto të vendit, dhe milicisë së Gardës Revolucionare Sudaneze (SRG) të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Daglo, një ish-zëvendëskomandant i juntës ushtarake. Konflikti i armatosur që shpërtheu më 15 prill 2023, ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje dhe një krizë të madhe humanitare, me numrin e personave të zhvendosur që tejkalon 12 milionë, sipas shifrave të OKB-së. Edhe pse milicitë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë humbur kontrollin e kryeqytetit sudanez, vendi i tretë më i madh i Afrikës mbetet i ndarë në dysh. Ushtria kontrollon pjesët veriore dhe lindore të Sudanit, ndërsa SDF dominon pjesën jugore dhe pothuajse të gjithë rajonin e gjerë të Darfurit (perëndim).

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Parashikimi i motit sot,15 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.