Duket se pas dasmës së shumë përfolur mes Turit dhe Orindës një tjetër dasmë do të “trondisë” mjedisin e mediave rozë në vend. Bëhet fjalë për kurorëzimin në martesë të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës.
Dyshja duket se ka zgjedhur datën 10 shtator për të celebruar dashurinë e tyre. Sipas “prive.al” dasma do të ketë një numër të paracaktuar personash, të cilët nuk e kapin shifrën 200. Ndoshta çifti ka preferuar që të kenë vetëm një rreth të ngushtë të afërmish dhe shoqërie.
Vendi ku do të zhvillohet është në qendër të Prishtinës, në sallën e hotelit luksoz ‘Sëiss Diamond’.
Po ashtu nga ajo që mëson media kosovare për dekorimin dhe organizimin e eventit do të merret Alketa Vejsiu, dhe sigurisht që qëllimi do të jetë i qartë, të sjellin diccka të paparë.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post