Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restoranti që po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër. Festim Ramadani, zyrtar policor qëlloi me armë drejt një 89 vjeçari që dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës.
Viktima ështe Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti. Mediat në Kosova raportojnë se viktima është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës dhe mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare ai u dorëzua më pas në Polici. Viktima u qëllua në parkingun e lokalit ku mbahej dasma.