Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion te dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare.
Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD Presidenti do t’i zhvilloje më 25 nëntor, bëri të ditur gazetari Gjençaj.
Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.
Nga praktikat e mëparshme, caktimi i datës së zgjedhjeve është bëhet me dakordësinë e palëve, ku Presidenti konsultohet për dy data të mundshme, që i parashtrohen përfaqësuesve të partive politike.
Në deklaratat publike, Partia Demokratike nuk ka shprehur ndonjë datë të preferuar se kur mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa kreu i saj, Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.
Përgjithësisht zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në muajt maj-qershor, me përjashtim të dy zgjedhjeve të para pluraliste që janë mbajtur në 31 mars 1991 dhe 22 mars 1992, dhe një rasti në 2005-ën, kur procesi u zhvillua në 3 korrik.