Vazhdojnë negociatat edhe gjatë pasdites lidhur me paketën e propozuar nga McAllister dhe mbështetur nga Yee për zgjidhje të krizës politike.
Ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, asnjë deklaratë për mediat nga mazhoranca apo opozita, flitet se disa propozime janë ende në diskutim e sipër.
Përveç Vettingut dhe identifikimit elektronik, një tjetër çështje që po diskutohet është data e zgjedhjeve.
Palët po shkojnë drejt dakordësisë por mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos tejkalohet data 23 e muajit korrik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në muajin Shtator ose Tetor.
(XH.A/SHUPLAKA)