11:01 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Databaza për grumbullimin e të dhënave për mbetjet, Koka: Vetëm 39 bashki kanë qenë bashkëpunuese

15:16 | 07/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A paralajmëroi sot LSI daljen e vetme në zgjedhje?!

Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKM-së, Julian Beqiri lancuan sot Databazën për grumbullimin e të dhënave  të mbetjeve falë të cilës do të ketë një panoramë të qartë mbi situatën e menaxhimit dhe të grumbullimit të gjitha llojeve të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pasi përgëzoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për punën e bërë prej ristrukturimit të saj  deri më sot, Ministri Koka tha se ky institucion ka performuar në pak kohë në mënyrë shumë cilësore.

“Prioriteti ynë vazhdon të jetë është ndërtimi i sistemit. Përsa i përket mbetjeve, por edhe në sektorë të tjerë të Mjedisit, shpesh ngremë diskutimet dhe strategjitë tona mbi shifra dhe të dhëna jo të sakta. Kjo dëmton rëndë të gjithë sistemin. Nëse nuk kuptojmë qartazi sa është sasia dhe lloji i mbetjeve që gjenerohen në territorin shqiptar nuk do të jemi dot në gjendje për të kuptuar sesa është sasia që mund të shkojë në industrinë e riciklimit, sa është sasia e mbetjeve që shkojnë në landfill apo në incinerator dhe ajo që është më e rëndësishme nuk do të kuptojmë dot sa duhet të jenë shpenzimet e bashkive përsa i përket kësaj sasie të mbetjeve.  Nëse nuk kemi të dhëna koherente nuk do të mundemi dot që të menaxhojnë mbetjet ashtu si ligji e parashikon.”, u shpreh Koka.

Më tej Koka solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit midis AKM-së dhe bashkive në vend. “Kjo nismë  kërkon në mënyrë të domosdoshme bashkëpunimin me kryetarët e bashkive ku me keqardhje sot evidentoj se  në këtë rast  rreth 39 bashki kanë qenë bashkupuese me AKM-në dhe një pjesë e tyre vazhdojnë të mos e kuptojnë dot që tashmë kanë një territor më të madh dhe se duhet të evidentojnë sasinë e mbetjeve, sipërfaqet e pyjeve dhe kullotave që kanë marrë në administrim dhe kjo është një situatë që vazhdon të  na shqetësojë.  Nuk dua të mendoj se shumë prej tyre këtë e bëjnë  qëllimisht  por në mënyrë të pasdiskutueshme është nevojë dhe domosdoshmëri për të qenë transparentë me qytetarët e qyteteve të tyre. Në qytete të mëdha si Durrësi apo Elbasani gjenerohen 150 tonë mbetje /ditë kanë një kosto transporti dhe administrimi në landfill dhe ka kryetarë që këto shifra i bëjnë 200 apo 250 tonë. Kjo na bën të jemi dyshues që këta kryetarë kërkojnë në mënyrë të qëllimtë mos t’i bëjnë publike këto shifra. Ndaj unë bëj thirrje Kryetarëve të Bashkive të bashkëpunojnë më AKM , të zbatojnë detyrimin e tyre ligjor”, u shpreh ministri.

Në vijim ai theksoi problematikën që sjell mungesa e shifrave në këto 25 vite.

 “ Shteti Shqiptar nuk mund të flasë më mbi shifra jo të konfirmuara. Kur mora detyrën si Ministër Mjedisi nuk gjeja dot 2 ekpsertë pyjesh apo 2 ekspertë mjedisi të vinin me shifra të njëjta. Për pasojë bëhemi të pabesueshëm të partnerët tanë ndërkombëtar. Nëse ne nuk jemi seriozë marrim një damkë, ndaj puna jonë do vazhdojë të intensifikohet në këtë drejtim. ”, tha ministri.

Ai ritheksoit apelin e disa ditëve më parë për përfshirjen e bashkive dhe qytetarëve shqiptarë në Nismën Mbarëkombëtare për Pastrimin e vendit nga mbetjet. Ai theksoi se panorama që ofrojnë shtretërit e lumenjve në vendin tonë apo zonat jashtë qendrave urbane është e trishtë 

“Turizimi është një nga sektorët shumë të  rëndësishëm të vendit. Ne nuk mund të vazhdojmë më me Turizëm Patriotik, vetëm në Shqipëri mund të jetë shpikur kjo. Cdokush që kalon një vit të lodhshëm kërkon të pushojë, qoftë patriot apo jo. Nëse Shqipërinë do e konsiderojmë , si vend turistik për patriotët, nuk do mund të kemi një turizëm elitar. Turizmi elitar kërkon vend të pastër që institucione të respektojnë detyrimet ligjore. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm nga Krerët e Bashkive për investime me urgjencë disamilionëshe (në Euro) , por parashikimin e një buxheti minimal për të pastruar një shtrat lumi nuk e shohin si prioritare. Do vazhdojmë  të jemi po kaq kërkues me qëllimin e  vetëm për të pasur një jetë më cilësore, por ajo që duhet të ndryshojë tek kryetarët e bashkive është percepetimi se  një qytet i pastër vetëm aty ku ka asfalt, kur në fakt sot kanë në administrim edhe pyje, lumenj, kullota, etj”, tha Koka .

Ndërsa në fjalën e tij kreu i AKM-së, Julian Beqiri u shpreh se ky sistem shërben për mbrojtjen dhe menaxhimin e  integruar të mjedisit  dhe monitoron zbatimin e politikave mjedisore. Sipas tij një nga komponentet më të rëndësishëm në këtë sistem mjedisor janë mbetjet dhe menaxhimi i integruar i tyre.

Ky databaze do të përmbajë  të dhëna  statistikore  të  mbetjeve  sipas  ndarjes së re territoriale dhe përmban të gjitha rrymat e mbetjeve në mbështetje të Katalogut Shqiptar të Klasifikimit të Mbetjeve. Përveç kësaj kjo database do të përmbajë dhe të dhëna mbi sasinë totale të mbetjeve të depozituara në landfill, sasinë e mbetjeve të trajtuara në inceneratore, si dhe sasinë totale të automjeteve në fund të jetës për secilin Qark.

Çdo njësi e qeverisjes vendore duhet raportojë në mënyrë periodike të dhënat mbi grumbullimin e rrymave të mbetjeve  në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit brenda datës 31 Janar të çdo viti.  

Agjencia Kombëtare e Mjedisit përpunon të dhënat  në nivel kombëtar mbi sasinë totale të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar dhe  i rregjistron ato ne kete database statistikore . Te dhenat e mbetjeve  pasqyrohen  në raportin e gjendjes së mjedisit  dhe i raportohen Ministrisë. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Lefter Kokambetjet
Pas

EKSKLUZIVE/ Zbardhen tabulatet telefonike të gjobvënësve të Shirokës: Po atij Almirit sa kena me i marrë? Të Q*fsha robt, na myte!

Para

Konfiskohet hoteli tek “Uji i Ftohtë” i të riut që u vra në atentat, Prokuroria: Të ardhurat nga aktiviteti kriminal

Para
Konfiskohet hoteli tek “Uji i Ftohtë” i të riut që u vra në atentat, Prokuroria: Të ardhurat nga aktiviteti kriminal

Konfiskohet hoteli tek “Uji i Ftohtë” i të riut që u vra në atentat, Prokuroria: Të ardhurat nga aktiviteti kriminal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Operacioni “Bicycle 3”, arrestohet 36-vjeçari që vodhi 8 biçikleta në qytet

Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.