Për muaj të tërë ai e kishte torturuar, rrahur dhe fyer të dashurën e tij. Tani, 21 vjeçari nga Bon-i i Gjermanisë është dënuar me dy vjet e gjysmë burg. Dënimi për të riun u vendos nga gjyqtari Thomas Stollenëerk për shkak të rrezikut të dyfishtë si dhe lëndimeve trupore e kërcimeve, shkruan rundschau-online.de, e cila nuk tregon identitetin e vajzës.
Lista e veprimeve të këqija që shqiptari i ka bërë të dashurës së tij është e gjatë. Në vjeshtë të vitit 2015, çifti ishte njohur përmes rrjeti social “Facebook”. Fillimisht ishte një dashuri e madhe. Ajo dëshironte të jetojnte me të dhe u shpërngul nga Offenbach-u për në Bon. Këtu, pra në Bon, ata takoheshin shpesh në hotele.
Por, shumë shpejt dashuria e tyre u bë një “marrëdhënie tipike e dhunshme”, kështu e përshkruan lidhjen e tyre, gjykatësi Stollenëerk, raporton “albinfo.ch”. I dënuari ishte një tip narcisoid dhe e kontrollonte gjithnjë të dashurën e tij. Ai e kishte izoluar prej shoqërisë, të afërmeve dhe familjes së saj. E kritikonte dhe i kërkonte të jepte arsyetime për çdo veprim.
Torturat:
Djaloshi shqiptar kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj saj duke e goditur dhe rrahur gjithnjë e më shpesh. ”Kështu, nga një femër e re me vetëbesim të madh, ajo ra në një humnerë”, thotë Stollenëerk. Kulminacioni i vuajtjeve të vajzës erdhi në ditëlindjen e saj të 19-të. Ai e rrihte aq shumë sa që njëri sy kishte marrë pamje tjetër ndërsa hundët e saj aq shumë rridhnin gjak, sa që pikat e gjakut kishin rënë edhe nëpër mur.
Megjithëkëtë, ajo prapë kthehej te torturuesi i saj. Kur ai një ditë ishte në një sallë sporti, ajo provoi të ikte. Por, ai e ndjeku me veturë, e mori dhe e dërgoi në një pyll. Atje e rrahu pamëshirshëm. Në maj, marrëdhënies së dhunshme i erdhi fundi. Më 25 maj, 21 vjeçari e kishte rrahur të dashurën e tij, sepse ajo nuk kishte pastruar. Për herë të parë ajo iku te shoqëria dhe familja e saj, të cilëve ju besonte. Ai vazhdonte të mos e linte te qete vajzën edhe sa ishte e strehuar te familja.
Por, ajo vendosi që më 28 maj të kthehet tek ai, deri kur ai me 30 maj kishte shkuar ta merrte nga shkolla e lartë profesionale në Rheinbach dhe e ndaloi veturën në rrugë duke e rrahur atë për arsye se vajza i kishte treguar shoqes së saj për torturën që ia bënte. Ai ia dogji xhemperin, para se ta therte me thikë në pjesën e epërme të kofshës. Për këtë arsye ajo përfundimisht e raportoi ish të dashurin në polici. Megjithëkëtë, ai edhe në gjyq e luajti viktimën duke e quajtur ish të dashuren e tij si të çmendur dhe abuzive. Edhe gjatë seancës, ai ishte zemëruar disa herë. “Ishte një vendim i nevojshëm për të dërguar një sinjal të qartë”, argumentonte gjyqtari Stollenëerk vendimin e tij për të ta tejkaluar kërkesën e prokurorit për një vit e dhjetë muaj. (E.K/SHUPLAKA)