Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega deklaroi sot një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ligjet e medias duke thënë se nëse qeveria Rama do ta kalojë, rrezikohet seriozisht hapja e negociatave.
Duke theksuar se grupi i PPE beson fort në hapjen e negociatave, paralajmëron nga ana tjetër se Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat.
“Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atehere ajo po vë në rrezik serioz shansin për celjen e negociatave të anetarsise në BE.
Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, thuhet në reagimin e .
(F.GJ/FAXWEB.AL)