Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka zhvilluar një takim me studentët në Tiranë ku edhe ka folur për tema të ndryshme që përfshijnë karakterin gjeopolitik, politik, ekonomik por edhe çështje të tjera të ditës siç është paketa “Anti-shpifje”.
Teksa ka folur për procesin e integrimit, Sassoli tha se mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që hapja e negociatave janë vetëm fillimi i procesit të integrimit, transmeton Faxëeb.al.
“Objektivat e Shqiperise dhe maqedonise se veriut jane te qarta. Ne dime qe procedurat do zgjasin disa vjet dhe vendet qe do ndjekin keto reforma kane pune per te bere. Eshte sinjal pozitiv dialogu mes paleve politike per reformen zgjedhore si dhe ndertimi i Gjykates Kushtetuese. Kjo na ngushellon qe shqiperia e di cfare duhet te ndjeke, ky eshte vetem fillimi i rruges.
Kishim 25 vende pro hapjes e negociatave, por kemi pasur edhe 2 vende kunder. Ne planin plani gjeografik me politik, Shqiperi Maqedoni e Veriut jemi te bindur qe keto detyra jane kryer, te gjitha proceset kane nevoje per nisma, edhe ne Shqiperi ka nevoje per fuqizim reformash reforma qe tregojne tre rruge:
forcimi i standardave, ti bejne te mundur Shqiperise te rritet te zhvillohet te terheqe investime, dhe e treta reforma qe te sigurojne nje zhvillim me te madh te se drejtes
Nga kjo pikepamje lufta kunder korrupsionit eshte shume u rendesishem. Perforcimi i ketyre organizmave eshte ajo qe ne do donim te fillonte me rregulla jetohet gjithmone me mire se pa rregulla, pasi pa rregulla me te fortet fitojne gjithmone. Jam i bindur qe do jete nje rruge qe do sjelle fuqizim te shtetit te se drejtes. Proceset e anetaresimit duhet te behen nga te gjithe ne per forcimin e demokracise. Jam i bindur qe Shqiperia do filloje se shpejti kete rrugetim. Javen e kaluar nje vend i madh na braktisi, ai vend ka bere zgjedhjen me te keqe te mundshme, pasi nuk jemi te bindur qe do ja dalin te perballen ne boten globale”, tha Sassoli, transmeton Faxweb.al.
Zyrtari i Lartë i Bashkimit Europian është pyetur edhe për paketën e fundit që është miratuar nga qeveria, atë “Anti-shpifjen” për të cilën tha se besonte tek parimet e vendit për të gjykuarnëse është e drejtë apo jo
“Jam i bindur qe shoqeria shqiptare ka anitrupat per te mbrojtur parimet dhe per te gjykuar dhe kjo eshte nje garanci qe ligjet te behen ne ne menyre te drejte. Nuk preferoj te komentoj me shume per antishpifjen si president i PE por jam i bindur qe Shqiperia ka trupat dhe mekanizma qe mbrojne parimet”, tha Sassoli.
(F.GJ/FAXWEB.AL)