Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi momentalisht ndodhet për një vizitë në klubin e Sampdorias në Itali ka folur atje në një intervistë për gazetarët vendas.
“Rezultatet e marra në vitet e fundit kanë ndryshuar mentalitetin e skudrës. Gjithashtu ka më shumë talente shqiptare që luajnë jashtë dhe duan të veshin fanellën e kombëtares shqiptare”, është shprehur De Biasi.
De Bizano foli edhe për kënaqësitë që ka marrë si trajner i kombëtares kuq e zi. “Tashmë ndihem pjesë e popullit dhe kulturës shqiptare. Kualifikimi në botëronin 2018 është ëndrra jonë, por është paska e vështirë duke ditur në grup kemi dy ekipie të klasit botëror si Italia dhe Spanja”, u shpreh ai.
Ai vuri theksin edhe tek talentet e reja që ka vendi jonë. “ Ka gjithnjë edhe më shumë talente shqitare që duan të veshin fanellën shqiptare. Shkoni të riun e fundit që u aktivizua në Atletiko Madrit, Keidi Bare. Janë faktorë të rëndësishëm për ne”, tha ai.