14:50 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

De Biasi-gazetarit: “Sa lekë me jep të rri te Shqipëria?”, ja përgjigja që merr (VIDEO)

23:55 | 23/12/2016
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
De Biasi-gazetarit: “Sa lekë me jep të rri te Shqipëria?”, ja përgjigja që merr (VIDEO)

debiasiTrajneri i Kombëtares Gianni De Biasi ka qenë i ftuar në SuperSport përballë gazetarit Alban Xhihani. Në fokus të bisedës ka qenë 2016-ta në aspektin sportiv të teknikut italian, i cili prej 5 vitesh drejton kuqezinjtë.

Nuk ka kaluar pa koment edhe situata në grupin eleminator të Botërorit “Rusi 2018”.

“Spanjën e dinë të gjithë se çfarë kualiteti ka. Nuk mund të bënim më shumë kundër një ekipi si ai i iberikëve. Italia? Epo mund të mendohet se nuk është më ajo skuadër e para një dekade, por mbetet Italia sido të jetë. Për sa i përket Izraelit, mendonin të gjithë se do ta kishim më të lehtë ndaj tyre. Por, ata që flisnin nuk e njihnin kualitetin e asaj skuadre. Humbja e fundit na dhembi shumë, por mënyra se si erdhi dhe gjithë ajo rrëmujë para atij takimi në Elbasan e komplikoi edhe më shumë atë 90 minutësh”, ka thënë De Biasi.

Sa i përket pezullimit me dy ndeshje të portierit Etrit Berisha, italiani është shprehur se: “Në fakt ishte i pritshëm. U penalizuam nga një veprim finok i Zahavit. Por, nëse do të ishte në dorën time, atë simulim të sulmuesit të Izraelit do ta dënoja me të paktën 4 ndeshje”.

Për sa i përket së ardhmes së tij te Kombëtarja, italiani i stolit kuqezi, sërish u tregua i fshehtë.

“Nuk e di se ku do jem, por Duka ma ka bërë pyetjen nëse do të qëndroj ose jo te Shqipëria, madje më ka ofruar edhe kontratën financiare. Ti sa lekë më jep nëse ta them nëse do rri ose jo?”, i tha De Biasi gazetarit Alban Xhihani, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Një drekë”. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: de biasikombetarjavideoxhihani
Pas

Mungesa e energjisë, gazetarja shpërthen ndaj qeverisë: Jazëk u qoftë, o plehra hajdutë (FOTO)

Para

Si duhet të silleni me makinën gjatë dimrit, këshilla

Para
Si duhet të silleni me makinën gjatë dimrit, këshilla

Si duhet të silleni me makinën gjatë dimrit, këshilla

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.