Trajneri i Kombëtares De Biasi ka ulur kokën dhe ka hequr syzet dhe është përfshirë në lot pasi sot largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar.
Ky për trajnerin Gani De Biazi është një momenti i vështirë pasi ai ngriti shumë lart kombëtaren dhe e përfundoi punën e tij me një fitore të fundit me Izraelin. Ky vendim ka ardhur surprizë nga De Biasi dhe gjithçka është komunikuar në një konferencë për mediat urgjente ditën e sotme.
Për pesë vite me rradhë drejtoi me sukses kombëtaren dhe ai është trajneri i parë që arriti të çonte Shqipërinë në një kompeticion të madh siç ishte Europiani i vitit të kaluar.
“Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur”, tha De Biasi. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2126″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]