“Dorëheqja e Gattusos dëshmon koherencë dhe pasion. Nuk pati një situatë të lehtë për të menaxhuar. Ka patur shumë presione të mëdha nga brenda. Ai u angazhua shumë mirë dhe mbërriti vetëm 1 cm nga Champions”.
Ishin këto fjalët me të cilat ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka komentuar largimin e trajnerit Gennaro Gattuso nga Milan. Por jo vetëm kaq, teksa tekniku italo-shqiptar ka dominuar edhe atë që sipas tij është trajneri i duhur për kuqezinjtë.
“Trajneri i ri i Milan? Edhe Allegri përpara se të mbërrinte kishte qenë vetëm te Cagliari dhe aq. Unë jam për Giampaolo sepse është një trajner shumë i mirë, sikurse Inzaghi ka bërë një punë të mirë te Lazio”, deklaroi Gianni De Biasi për “Radio Sportiva”.
Discussion about this post