Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biassi ka deklaruar se projekti i Kombëtares Shqiptare ishte i vlefshëm.
Ai ka thënë se kishte pasur mundësinë që të ndërtonte një ekip që nga fillimi dhe për të kjo kishte qenë shumë entuziasmuese.
Ai tha gjithashtu se kishte refuzuar shumë oferta për të qëndruar tek ekipi i Kombëtares.
“Projekti i Kombëtares Shqiptare ishte i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin të ri kombëtar gjë që ka qenë diçka entuziazmuese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar në këtë skuadër”, tha De Biasi, për Tio.ch të Zvicrës, transmeton Express. (B.H/Shuplaka)