Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, e ka nisur me humje aventurën e tij në kampionatin spanjoll.
Dy gola të shënuar nga Cebellos i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane në transfertën ndaj Alavesit.
Golin e parë Cebellos e shënoi në minutën e 10-të pas një asisti të Asensios, ndërsa vendasit e De Biazit reagun në minutën e 40-të, duke barazuar rezultatin në 1-1,rezultat ky që zgjati vetëm 3 minuta dhe më pas Cebellos gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe shmangu një paraqitje turpëruese tjëtër të mardilenëve në këtë start të La Ligas.
De Biazi ka shkuar tek Alaves me misionin e vështirë për të shpëtuar këtë ekip që të mos bjerë nga kategoria. (B.H/Shuplaka)