16:02 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De Biazi komplimenton Çanin, pret ndihmë nga Gatuzo për Manajn

14:10 | 07/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
De Biazi komplimenton Çanin, pret ndihmë nga Gatuzo për Manajn

Dy javë para grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, trajneri Xhani De Biazi ka filluar të bëjë gati listën e futbollistëve që do të ftojë këto ndeshje. Me vizitën e tij në fundjavë, në ndeshjen SPAL-Piza, ai ka parë nga afër situatën e dy futbollistëve kuqezi, Edgar Çanit dhe Rei Manajt, por opinionet për të dy sulmuesit ndryshojnë paksa.

Çani është një djalosh i cili me mua në dyvjeçarin e parë ka luajtur shpesh dhe ka qenë vendimtar. Këtë vit ka më pak hapësira, shpesh alternohet gjatë ndeshjeve me Manajn. Ai është një futbollist bujar, se e bën i vetëm gjithë repartin e sulmit. Ndoshta është më pak rezultativ para portës se sa ka mundësi, por mua më pëlqen shumë”, tha De Biazi për mediat pas ndeshjes që u mbyll në barazim 1-1.

Ndërkaq, për Manajn ka një “tërheqje veshi” për sa i përket anës së karakterit, ndërsa shpreson që këtë aspekt t’ia rregullojë një personazh që njihet për karakterin e fortë, trajneri Gatuzo. “Manaj është i destinuar për t’u bërë dikush, por duhet të kanalizojë maninë që ka për të arritur në maja, në drejtimin e duhur, pasi ndryshe ajo rrezikon të të nxjerrë jashtë rruge.

Me Gatuzon mund të edukohet mirë dhe të përballet me të edhe nga pikëpamja e karakterit pasi janë të dy shumë kryeneçë. Për Manajn do të jetë i rëndësishëm”, deklaroi tekniku i përfaqëueses.

Në radhët e Pizës është edhe një tjetër element të cilin De Biazi e njeh shumë mirë, Samir Ujkani. Portieri zgjodhi të largohej nga Kombëtarja shqiptare për të luajtur me Kosovën, por trajneri i kuqezinjve shprehet me fjalët më të mira për të. “Ka bërë një zgjedhje me zemër se përndryshe do të ishte ende me ne. I uroj që të paraqitet sa më mirë pasi është një djalosh i shkëlqyer përveçse një portier i mirë”, tha De Biazi.

Etiketa: De Biaziedgar canikombetarja
Pas

Deklarata e fortë e ministrit sllovak: Dy shtete në Ballkan në prag shpërbërje, tre të tjerë në krizë të thellë

Para

4 persona të plagosur, përplasen dy automjete në Elbasan

Para
Aksident në aksin Fier-Patos, humb jetën 59 vjeçari (EMRI)

4 persona të plagosur, përplasen dy automjete në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.