19:45 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De Biazi: Lojtarët e Kombëtares nuk aktivizohen, kjo ndikon keq në gjendjen e ekipit

22:58 | 06/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
De Biazi hedh dyshime: Hungari – Portugali ishte e llogaritur

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, mendon se problemi kryesor është ai i mosaktivizimit të lojtarëve të prapavijës.  Tekniku italian  ka treguar se ka bërë një vëzhgim të lojtarëve në Europë dhe shqetësohet nga fakti se disa prej mbrojtësve nuk po gjejnë hapësira.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vetë ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit, lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, tha De Biazi

Po kështu De Biazi ka monitoruar edhe lojtarët si Veselin dhe Ajeti për të vendosur se cili mund të luajë përkrah Mavrajt, i vetmi që duket në formë dhe po luan rregullisht.

Sipas trajnerit Ajeti nuk ka probleme për sa i përket grumbullimit me Shqipërinë apo me zërat për pakënaqësi në lidhje me shiritin e kapitenit.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediat. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, saktësoi trajneri. (J.V/Shuplaka)

Pas

Juliana Pasha dedikim special bashkëshortit të saj (FOTO)

Para

Drejtori i Krimit të Organizuar, Çipa: Balili nuk mund të arrestohej më 17 maj, letërporosia ka ardhur në dhjetor

Para
Drejtori i Krimit të Organizuar, Çipa: Balili nuk mund të arrestohej më 17 maj, letërporosia ka ardhur në dhjetor

Drejtori i Krimit të Organizuar, Çipa: Balili nuk mund të arrestohej më 17 maj, letërporosia ka ardhur në dhjetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet votimi në Lushnje dhe Divjakë, pjesëmarrja mbi 40%

Video/Përfundon votimi në Kurbin, mbërrijnë kutitë e para në KZAZ nr.15

Berisha për procesin e votimit: Kemi gëzim në të gjitha anët

Të gjithë të dënuarit thuajse votojnë në Peqin, vetëm 1 refuzon nga 144 të paraburgosurit në Elbasan

PD thirrje për votim masiv: Të gjithë manipuluesit, kërcënuesit dhe hajdutët janë listuar si terroristë elektoralë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025!

Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

U procedua për incidentin në Vorë, reagon Flamur Noka: Xhoni Asllanaj, nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit. Policia ia njeh mirë skedën

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.