De Biazi merr vendim surprizë: Largohem që sot nga Kombëtarja Shqiptare.
Edhe pse dje lajmëroi se do të largohej nga Kombëtarja Shqiptare pas përfundimit të eleminatoreve të Botërorit, sot Gani De Biazi jep dorëhjeqjen nga Kombëtarja e Futbollit.
Në një konferencë për mediat urgjente ditën e sotme ai ka komunikuar vendimin e tij se nga sot nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.
De Biazi nuk i ka fshehur emocionet në konferencën ku njoftoi këtë largim. Janë pesë vite që kaluan me sukses, ai është trajneri i parë që arriti të çonte Shqipërinë në një kompeticion të madh siç ishte Europiani i vitit të kaluar.
“Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur”, tha De Biasi.
“Pas Evropianit isha i bindur që mund të përmirësoheshim dhe kështu do të jetë, por pa mua”, shtoi ish-trajneri italian i Shqipërisë.
Ndërkohë që në fjalën e tij kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dhe pse u shpreh i mërzitur nga ky vendim e vlerësoi italianin për gjithçka ka bërë për Kombëtaren Shqiptare. Sipas Dukës De Biazi është trajneri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
(E.K/SHUPLAKA)