Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhani de Biazi, ka ndjekur seancën stërvitore të ekipit të Sampdorias.
Tekniku italian ka studiuar nga afër metodat e Marko Xhampaolos teksa udhëhiqte ekipin në stërvitje.
“I kërkova që ai të jetë në gjendje për të ndejkur tre ose katër seanca. “Sampdoria jote luan mirë dhe më pëlqen, puna jote do të jetë me siguri e suksesshme. Mendoj që skuadra luan mjaft mirë dhe është e përgatitur, kjo u duk edhe në ndeshjen ndaj Napolit. ”-ka thënë kreu i pankinës kuqezi për mikrofonin e klubit të Sampdorias.
Për Kombëtaren
“Për sa i përket Shqipërisë nuk mendoj që janë në nivelet e këtyre djemve këtu, megjithëse “kurrë mos thuaj kurrë”. Sepse nuk mendoj që mund të shkojnë shumë lart me këto çuna.
Mendoj se vështirësia kryesore tani nuk është për të shkuar larg, jo duke menduar se jemi më të mirë se ne. Duhet të ecim përpara me të njëjtin intensitet, dëshirë dhe energji sikurse ishim në fillim. Nëse vazhdojmë të punojmë fort për njëri-tjetrin duke vënë interesat e ekipit para atyre personale”.