Xhani de Biazi është takuar gjatë ditës së sotme me trajnerin italian të Çelsit, Antonio Konte.
Tekniku i kuqezinjëve ka shkrepur një foto me numrin një të londinezëve të cilën më pas e ka postuar në “Facebook” me mbishkrimin:
“Faleminderit Konte për mikpritjen, fat të mbarë”.
Kreu i pankinës së Kombëtares Shqiptare ka vizituar skuadrën e Çelsit ndërsa mendohet të jetë ftuar nga vetë patrioti i tij Konte.