17:38 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De Biazi: UEFA duhet ta kishte evituar një përballje mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit

11:06 | 26/08/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si duhet të sillet Panucci me lojtarët “rebelë” Kaçe dhe Xhaka? De Biazi: përveç Kaçes me asnjë tjetër nuk do të ketë problem

Xhani De Biazi e ka cilësuar si problematik shortin e Skënderbeut në të njëjtin grup me Partizanin e Beogradit.

Italiani e provoi në kurriz huliganizmin e serbëve, teksa me Kombëtaren më 14 tetor të vitit 2014 u dhunuan barbarisht dhe më pas përfaqësuesja e Serbisë e humbi duelin në KAS me Shqipërinë.

De Biazi thotë se UEFA mund ta kishte evituar këtë pjesë, duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi dy vite më parë mes dy ekipeve përfaqësuese.

“Jam i surprizuar që do të luajnë bashkë. Mendoja se UEFA do ta kishte evituar një përballje si kjo”, ka deklaruar De Biazi për “Panorama Sport”.

GRUPI
Ish-trajneri i Shqipërisë gjithsesi ka vlerësuar me nota pozitive grupin dhe “i ka dhënë” shanse Skënderbeut që të mund të bëjë surprizën. “Nuk është i keq si grup. Mendoj se Skënderbeu do të përballet me kokën lart dhe mund të bëjë mirë gjatë fazës së grupeve”, tha trajneri.

HUMORI NË GJYQ
Gjatë seancave gjyqësore në KAS, ku serbët pretendonin se Shqipëria kishte refuzuar të dilte në fushën e lojës, edhe pasi ishin garantuar kushtet e sigurisë, ish-trajneri De Biazi i thirrur për të dëshmuar se përse ai dhe skuadra kuqezi kish refuzuar të dilte në fushë u përgjigj kështu:

“Nuk e vë në dyshim se pas invadimit të fushës me huliganë mund të rikthehej sërish rendi dhe të luhej ndeshja, por kjo është njësoj sikur në një cirk të dalë luani nga kafazi dhe të hidhet te publiku. A ka publik që kthehet më brenda asaj dite edhe po t’i thuash se luani është kapur dhe është në kafaz?…”. E gjithë kjo shkaktoi ilaritet, por sigurisht që pati efekt edhe te juria.

 

Etiketa: De Biaziitalianitrajneri
Pas

Nga dje rritet numri i vatrave të zjarrit, si paraqitet situata sipas qarqeve

Para

Tritan Shehu ngre alarmin: Rama do ta katranosi vendin, opozita e vetmja shpresë

Para
Tritan Shehu: Debati për koalicion mes PD dhe LSI është artificial, përpjekje për të goditur Bashën

Tritan Shehu ngre alarmin: Rama do ta katranosi vendin, opozita e vetmja shpresë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

Spiropali takime intensive në Bruksel: me Kryetarin e Senatit belg Blondel, Kryeparlamentarin ukrainas Stefanchuk

Aktivistë pro-palestinez sulmojnë avionët ushtarakë në bazën ajrore britanike

“Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen sërish, lava arrin 300 metra lartësi”

Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

“Britani/ Arrestohet Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje me gjakmarrje në Shqipëri”

Shembet gabina elektrike në fshatin Kukur, qindra familje pa energji

Evakuime masive nga Izraeli dhe Irani: qytetarë nga dhjetëra shtete largohen nga rajoni

Sondazh, shumica e gjermanëve tani kanë qëndrim negativ ndaj Izraelit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.