Tashmë është në ankand të hapur dhe ndaj tij kanë vërshuar çdo ditë e më tepër ofertat nga ekipe të ndryshme.
Aspak çudi kur mendon se Matthijs de Ligt është lojtari i menaxherit Mino Raiola. Kapiteni i Ajax-it së fundmi është përfshirë në listën e dëshirave të Juventusit.
Kampionët e Italisë presin të zyrtarizojnë trajnerin e ri, por drejtuesit po mendojnë dhe për afrimet e verës. Tuttosport shkruan se bardhezinjtë janë gati të paguajnë 80 milionë euro për 19-vjeçarin.
Interesi për de Ligt vjen dhe nga Spanja me Barcelonën dhe ishulli britanik me Liverpoolin dhe United që janë gati të bëjnë çmenduri për të. Juvja futet në listë “surprizë”, pasi drejtuesit po mendojnë të zëvendësojnë murin Chiellini-Bonuçi, të dy në perëndim të karrierës.