Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Deputeja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha në mbledhje se është ndërhyrë në sistem për të ndërruar datat e skadencës së ilaçeve. Vokshi tha më tej se ministrja Albana Koçiu duhet të jepte dorëheqjen pas skandaleve të raportuara.
Pas kësaj deklarate ka nisur debati pasi deputetët e mazhorancës janë shprehur se deklaratat e saj janë mashtrime dhe se po përhapte panik.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren
Ndërhyn Ilirian Pendavinji
Vokshi: Po qetësohu, ulu. Se është skandal kjo që po them.
Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin
Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas.
Ndërhyn: Kërkoni ndjesë
Vokshi: Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!
Ilir Metaj: Kërko ndjesë
Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës
Metaj: Mashtrove
Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër
Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro
Ndërhyn maxhoranca
Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu. A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës? Mbani shënim se ka edhe skandale të tjera
Metaj: Po përhap panik
Vokshi: Mbaj përgjegjësi. Nuk më bëni do të hesht (U drejtohet maxhorancës) Këto po mbjellin vdekjen.