Të ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, avokati Spartak Ngjela dhe Mark Marku debatuan live.
Teksa Ngjela po fliste për autorin Maksim Gorki, i cili sipas tij ka sjell teorinë e realizmit socialist, Marku ndërhyn dhe i thotë: “Po s’merr vesh avokati nuk nga letërsia!”.
DEBATI
Ngjela: Teorinë e realizmit socialist e ka hedh Gorki
Marku: Zanovi, jo Gorki
Ngjela: Ju lutem ju lutem, ky është Zanovizmi
Marku Jo
Ngjela: Po dale tani, unë të dëgjova me respekt
Marku: Po s’merr vesh avokati nga letërsia tani
Ngjela: Po flas për histori jo për letërsi
Marku: Po s’është histori fare, s’është ashtu historia. Gorki nuk ka asnjë parim të realizmit socialist
Ngjela: Ore do më lësh të flas, ca je ti, s’e drejton ti emisionin! (D.D/Shuplaka)