12:20 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debat mes Sinajt dhe Bardhit në Këshillin e Mandateve, demokrati: I ke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit! Deputeti: Bëj biznes të ndershëm!

13:35 | 20/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debat mes Sinajt dhe Bardhit në Këshillin e Mandateve, demokrati: I ke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit! Deputeti: Bëj biznes të ndershëm!

Ka nisur me tone të ashpra dhe përplasje mbledhja në Këshillin për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren, ku po diskutohet mandati i deputetit të PS, Vullnet Sinaj, për të cilin opozita kërkon heqjen e mandatit duke e akuzuar se përmes bizneseve të tij, ka përfituar para nga buxheti i shtetit.

Debati nisi kur deputeti i PS iu adresua Gazment Bardhit për djegien e karrigeve në Kuvend, duke i thënë se nëse s’i ka paguar, nuk duhet të jetë ulur aty.

Ndërsa demokrati u kundërpërgjigj duke i thënë se ai nuk ka marrë lekët nga buxheti i shtetit dhe as ka vjedhur, dhe se secili deputet mban përgjegjësinë për çdo material që ka marre në dorëzim nga Kuvendi.

“Ti i ke ven zjarrin buxhetit të shtetit duke i marrë lekët dhe i kë futur në xhep.  Prandaj është parashikuar heqja e mandatit për atë që vjedh dhe jo për atë që dëmton karrigen tënde, nuk është akt nga ato që sanksionohet. Ti nuk je për të na bërë pyetje neve, je i akuzuar se ke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit. Ka një dallim mes nesh, ti e shfrytëzon mandatin dhe buxhetin për të marrë lekë për kompanitë e tua private, ndërsa unë, e përdor pozicionin e deputetet për të mbrojtur buxhetin”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Sinaj në mbledhje hodhi poshtë akuzat duke thënë se nuk është i akuzuar për vjedhje, dhe se sipas tij, gjithë jetën ka bërë biznes të ndershëm.

“Nuk jam i akuzuar, ka një mocion për mandatin tim, jo i akuzuar. Nuk kam vjedhur, unë bëj biznes biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tënde”, dha deputeti Sinaj.

Pjesë nga debati

Vullnet Sinaj: Para se të filloj, dua të bëj një pyetje, nëse ka paguar lekët e djegies së karrigeve zoti Bardhi, nëse jo atëherë duhet të rri në këmbë, dhe jo të diskutojë mandatin tim.

Gazment Bardhi: Unë i nderuar nuk ka marr lekët nga buxheti i shtetit, as kam vjedhur buxhetin e shtetit, pas asnjë diskutim karriget janë në përdorim nga secili deputet, dhe secili prej tyre mban përgjegjësinë për çdo material që ka marre në dorëzim nga Kuvendi. Siç ju e dini, secili prej nesh sa herë ka pasur dëmtime është paguar pa asnjë shqetësim, sepse ndryshe nga ju që e përdorni shtetin dhe pronën shtetërore për përfitime personale, ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik.

Ti i ke ven zjarrin buxhetit të shtetit duke i marrë lekët dhe i kë futur në xhep.  Prandaj është parashikuar heqja e mandatit për atë që vjedh dhe jo për atë që dëmton karrigen tënde, nuk është akt nga ato që sanksionohet. Ti nuk je për të na bërë pyetje neve, je i akuzuar se ke futur të dyja duart në buxhetin e shtetit. Ka një dallim mes nesh, ti e shfrytëzon mandatin dhe buxhetin për të marrë lekë për kompanitë e tua private, ndërsa unë, e përdor pozicionin e deputetet për të mbrojtur buxhetin.

Je hajdut dhe individ që ke futur duart në buxhetin e shtetit. Ditën që do fus duart në buxhetin e shtetit dhe në pasurinë publike, absolutisht do jem i akuzuar, të më bëhet gjyq, e të shkoj në burg.

Vullnet Sinaj: Nuk jam i akuzuar, ka një mocion për mandatin tim, jo i akuzuar. Nuk kam vjedhur, unë bëj biznes biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe do vjellësh tërë jetën, do e tregojë historia dhe shqiptarët punën tënde.

Gazment Bardhi: Kryetare, nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj, e mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edhe lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën.

Vullnet Sinaj: S’kam marrë asnjë leje ndërtimi e themi publikisht, e vetmja leje ndërtimi që ka marrë ka qenë para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh akoma, se s’të lë vesi. Je gënjeshtar dhe shpifës.

Pas

Jozefina Topalli takime me diasporën në Nju Jork: Jeni mundësia kyçe që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit

Para

Tabaku: Fondi i pensioneve është një manovër elektorale e qeverisë, jo zgjidhje për pensionistët

Para
Tabaku: Fondi i pensioneve është një manovër elektorale e qeverisë, jo zgjidhje për pensionistët

Tabaku: Fondi i pensioneve është një manovër elektorale e qeverisë, jo zgjidhje për pensionistët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit viziton Stambollin gjatë fundjavës

Përplasjet brenda BE mbi konfliktin Izrael-Iran: Von der Leyen nën kritika për qëndrimin e saj

Ministri rus i Ekonomisë pranon: Rusia po përballet me rrezikun e një recesioni

Sulmet iraniane shkaktojnë pesë të plagosur rëndë në Tel Aviv

Irani akuzon OKB-në: Po veproni si aleat i Izraelit!

Kriptomonedhat e sekuestruara, drejt një fondi për fëmijët në nevojë – UNICEF dhe Agjencia e Pasurive nisin bashkëpunimin

Zëdhënësi i Kremlin paralajmëron: Ndërhyrja e SHBA në konfliktin Izrael-Iran do të përshkallëzonte ndjeshëm situatën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër: Zbulohen dhe asgjësohen mbi 5900 bimë narkotike, procedohen zyrtarë lokalë

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.