Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe avokati Jordan Daci, kanë debatuar ashpër sot lidhur me ndryshimet që u bënë ditën e djeshme në buxhetin e shtetit me një akt normativ.
Një ditë më parë, Manjani e cilësoi antikushtetues vendimin e qeverisë për të bërë këto ndryshime pa kryer një mbledhje dhe për ta diskutuar në Kuvend.
“Qeveria që nuk ekziston paska ndryshuar buxhetin me akt normativ?! Akti normativ është ligj dhe miratohet në Kuvend. Çfarë puçi kushtetues!”, shkruante Manjani.
Sot Jordan Daci ka reaguar mjaft ashpër ndaj Manjanit, duke thënë se edhe kur Manjani ishte ministër, është bërë dy herë ndryshimi i buxhetit me akt normative, madje sipas tij ka qenë vetë Manjani që e ka votuar.
“O njerez! Jo cdo budallik qe behet per protagonizem eshte lajm!
Per median dhe gjithe ata qe vrapuan ta komentojne, gjate kohes qe Manjani ishte minister eshte bere dy here ndryshimi i buxhetit ne Gusht 2016 dhe Dhjetor 2016 me Akt Normativ ku ai si anetar i Keshillit te Ministrave ka votuar… Dmth i bie qe paska bashkepunuar ne puçin kushtetues… ahhahaha madje ne dy puçe…”, shkruan Daci.
Ndërkohë ish-ministri Manjani iu ka përgjigjur menjëherë avokatit, duke i sqaruar se pse mendon se ky akt normative është antikushtetues.
“I nderuar, akti Normativ i miratuar ne kohen kur une sherbeja ne qeveri eshte bere ne nje mbledhje te rregullt te Keshillit te Ministrave. Sot e tre muaj me pare Keshilli i Ministrave nuk mblidhet dhe marrja e nje vendimi me fuqine e ligjit pa nje mbledhje te rregullt eshte Anti-ligjore e anti kushtetuese.
Tani ate punen e budallekut, shpresoj se edhe vete e kupton se sa budallek eshte te komentosh tjetrin ne ate menyre! Mund te mos jesh dakort, por nuk ke asnje te drejte te fyesh…”, reagon Manjani.
Nga ana tjetër, Manjani i ka përmendur Jordan Dacit të vëllain, duke i thënë me ironi që të shkojë të takojë Metën, “se nmbase e bën Avokat Populli”
“Dhe me ne fund ti besh shum te fala vellait, mencuria e te cilit me mahnit! Ti thuash se kush mbeshtet shkeljen e Kushtetutes ka lujt mendsh, po fare! Sa per Meten, ai ka ikur une jam aty ky kam qene. Por i thuj vllait te shkoje e ta takoje, se mbase e ben ate Avokat te Popullit, se ty nuk te eci… Shendet dhe shum te fala!”, shkruan Manjani me ironi.
Ndryshimet në buxhet kanë sjellë shumë debate duke tensionuar kështu situatën politike. Dy pikat më të debatuara kanë qenë rritja e shpenzimeve për blerjen e energjisë si edhe mënyra e shpërndarjes së fondeve për shuarjen e zjarreve.
KOMENTI I JORDAN DACIT
Manjani jep alarmin qe ndryshimi i Buxhetit me Akt Normativ eshte puç kushtetues?! Mediat e portaidioteve, direkt lajm…
O njerez! Jo cdo budallik qe behet per protagonizem eshte lajm!
Per median dhe gjithe ata qe vrapuan ta komentojne, gjate kohes qe Manjani ishte minister eshte bere dy here ndryshimi i buxhetit ne Gusht 2016 dhe Dhjetor 2016 me Akt Normativ ku ai si anetar i Keshillit te Ministrave ka votuar… Dmth i bie qe paska bashkepunuar ne puçin kushtetues… ahhahaha madje ne dy puçe…
Ne fakt buxheti ndryshohet me akt normativ zakonisht ne gusht kur Kuvendi eshte ne pushime thuajse rregullisht ne 10 vjecarin e fundit perfshi edhe ne kohen e opozites se sotme. Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj Nr. 23, 2014 ndonese se e cileson kerkesen pa objekt, perseri i ka dhene pergjigje qe Kuvendi ben kontroll thelbesor Aktit Normativ kur e miraton ose jo brenda 45 diteve sipas nenit 101 te Kushtetutes. Cfare nenkupton qe eshte i pranueshem akti normativ… Nderkohe, personalisht mendoj qe perdorimi kaq i gjere i aktit normativ perben tejkalim te autorizimeve te nenit 101, por Gjykata Kushtetuese ia ka hapur deren per buxhetin…
Perfundimisht, njerez mbajeni veten!!!
Kujtoni vetes here pas here qe Kushtetuta dhe konstitucionalizmi nuk jane per te gjithe!
Mbani veten se degjoj se nje ne tre juriste e deklarojne veten konstitucionaliste dhe s’kane lexuar asnjehere nje liber te huaj te se drejtes kushtetuese madje as vete kushtetuten e RSH.
P.s. Thenia e dites nga im vella Alban Daci Kush iken nga Meta çmendet!!! Hajt te na rroje partia se hallet e tjera i zgjidhin konstitucionalistet ?!
REAGIMI I YLLI MANJANIT
I nderuar zoti Daci,
Ne fakt nuk te njoh dhe me terhoqi vemendjen komenti jot nga lajmi qe kishte bere nje portal.
Te falenderoj qe komenton mbi komentet e mia, pavaresisht se nuk e di se c’profesion ke.
I nderuar, akti Normativ i miratuar ne kohen kur une sherbeja ne qeveri eshte bere ne nje mbledhje te rregullt te Keshillit te Ministrave. Sot e tre muaj me pare Keshilli i Ministrave nuk mblidhet dhe marrja e nje vendimi me fuqine e ligjit pa nje mbledhje te rregullt eshte Anti-ligjore e anti kushtetuese.
Akti normativ ne menyre te vecante kerkon shume diskutim mbi nevojen dhe urgjencen, kerkesa kushtetuese keto…
Se dyti, akti normativ i miratuar ne kohen kur une kam sherbyer, ka kaluar menjehere ne Parlament sepse aso kohe parlamenti ishte ende i mbledhur. Ndersa sot kemi dy pale deputete por asnjera pale e mundur per tu mbledhe ne nje sesance, qofte edhe te jashtzakonshme vendimmarrese.
Ndaj nje akti i tille normativ pra nje ligj, kur nuk dihet se me cfare shumice e ka marre qeveria dhe pa garancine se parlamenti do t ratifikoje, qe puç e shkuar puçit, i nderuar zoteri, qe prap nuk e di se profesion ke.
Pra merakun qe ke se paskam marre pjese e puç-e te meparshme, besoj e ke te qarte!
Eshte per te vene alarmin i nderuar, se ka kohe qe Kryeministri vendos pa u mbledhe qeveria. Tani po vendos edhe pa e care koken te pakten formalisht edhe per parlamentin!!!
Nese ste duket ty alarm, pune per ty!
Tani ate punen e budallekut, shpresoj se edhe vete e kupton se sa budallek eshte te komentosh tjetrin ne ate menyre! Mund te mos jesh dakort, por nuk ke asnje te drejte te fyesh.
Edhe zotrote shkruan se perdorimi i aktit normativ eshte i tepruar, dhe me kete konstatim jam ne je mendje me ty. Kam qene edhe me pare kur se kisha haberin se kush je (jo se tani e kam). Por kjo sdo te thote qe edhe ti shkruan budalleqe!
Nejse pune per ty!
Dhe me ne fund ti besh shum te fala vellait, mencuria e te cilit me mahnit! Ti thuash se kush mbeshtet shkeljen e Kushtetutes ka lujt mendsh, po fare!
Sa per Meten, ai ka ikur une jam aty ky kam qene. Por i thuj vllait te shkoje e ta takoje, se mbase e ben ate Avokat te Popullit, se ty nuk te eci…
Shendet dhe shum te fala! (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post