Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka pasur debate mes anëtarëve, ç’ka ka bërë që mbledhja të ndërpritet, ndërsa kryetari Gent Ibrahimi është larguar nga salla.
Shkak për dështimin e mbledhjes ka qenë kërkesa e anëtarit Besnik Cani, pasi pretendonte se nuk ishte njohur me rendin e ditës në kohën e peërcaktuar në ligj, 7 ditë para njoftimit të datës së mbledhjes plenare.
Kërkesa është pranuar dhe kryetari Ibrahimi deklaroi mbledhjen të mbyllur.
Një nga pikat kryesore të diskutimeve në mbledhjen e sotme ishte dhe hapat që do ndiqen për ngritjen e SPAK-ut.
Discussion about this post