Ka dështuar miratimi i paketës fiskale 2017 në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, në një mbledhje të mbushur me debate.
Dy këshilltarë të Partisë Socialiste, Gjovalin Ndoj dhe Renato Radoja, bashkuan votat me këshilltarët e djathtë, edhe pse pjesa tjetër e përfaqësuesve të PS dhe LSI bojkotuan mbledhjen.
Por pavarësisht kësaj, nuk u arrit kuorumi i votave për të kaluar paketën fiskalë për vitin e ardhshëm. Shkak për largimin nga salla të këshilltarëve të majtë, pak para votimit, ka qenë një debat mes kreut të këshillit Xhemal Bushati që vjen nga radhët e PD-së dhe këshilltarit të FRD-së Fatlum Nurja, lidhur respektimin e minutazhit për të folur lidhur me çështjen, raporton Balkanweb.
Paketa fiskale mori vetëm 25 vota ndërsa duheshin minalisht 26 të tilla nga 51 këshilltarë që janë në total.
Kështu paketa fiskale 2017 kaloi për diskutim e miratim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër.