Mbledhja e radhës e Komisionit për Median dhe Edukimin ka patur replika të forta mes Kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetëve socialist, Fidel Ylli e Milva Ikonomi.
Debati nisi kur Vokshi, tregoi disa foto nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, dhe tha se është në atë projekt do pastrohen paratë e drogës.
Ka qenë menjëherë deputeti socialist, Fidel Ylli që ka thënë se Vokshi e ka quajtur Kumbaron “të çmendur”.
Replikat e plota:
Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.
Vokshi: Në cilën pjesë?
Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.
Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.
Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.
Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.
Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.
Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?
(F.G/Faxweb.al)