Në mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është karakterizuar nga debate të forta. Majlinda Bregu, ktike e fortë e Bashës, ka thënë se përçarja brenda PD-së ka 4 vite që ka nisur.
Ajo ka thënë se kjo mbledhje zbuloi edhe nevojën e debatit që duhet të ndodhë brenda partisë.
Ia kam thënë Bashës këtu në mbledhje, ka 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Siç e sheh kjo mbledhje nxori nevojën e tmerrshme që duhet të kishim folur para kësaj mbledhje. Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë”, ka deklaruar Bregu.
Bregu ka thënë se nuk i intereson kryetari i PD. Ajo thotë se variant 1 kundër disave është shkatërrimi përfundimtar i Partisë Demokratike. “Nuk më intereson kryetari i PD. As që të merrem me variantin një kundër disave, disa kundër disave se kjo do të thotë shkatërrim përfundimtar i PD. Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim”, ka thënë ajo.
Ndërsa Arben Imami ka kujtuar rezultatin e humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit duke thënë: Në opozitë kemi humbur 30% të votave, kjo është absurde. Duhen zgjedhje të lira për një kryetar të pakontestuar, besimi mund të krijohet me garë të hapur dhe të ndershme, duhet të dëgjohen të gjitha palët.
Ndërkohë Jamarbër Malltezi kërkoi analizë të rezultatit të zgjedhjeve. “Qesharake kandidaturat që kanë dalë”, është shprehur ai për kandidaturat e Eduard Selamit, Astrit Sinanaj, Erion Piciri.
(B.H/Shuplaka)