Senaca e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për gjyqin ndaj Shullazit ka nisur me debate të forta dhe përplasje.
Debatet kanë nisur ndërmjet biznesmenit dëshmitar i mbrojtur, Ylvi Beqja me noteren Aida Spahiu, me të cilën ai u ballafaqua lidhur me kontratën për Vollgën.
Noterja Aida Spahiu deklaroi se i qendron deklarimeve të saj se kontrata për shitjen e hotel Vollgës ishte bërë me vullnet të plotë dhe pa kërcënime.
Por biznesmeni Beqja ka reagur duke thënë se e siguronte Gjykatën se zonja po gënjente dhe kishte prova për këtë. “Po gënjen, kam provat, se jam takuar me të në Rinas”, u shpreh ai.
Avokati i Shullazit iu është drejtuar prokurorëve me fjalët: “Jeni në ditën tuaj të zisë”. Vetë i akuzuari Emiljano Shullazi deklaroi se “është gjykata e ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë.” ( J.V/Faxweb)
Discussion about this post