Pak minuta më parë gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ka ndodhur një incident. Mësohet se në këtë mbledhje ku do të diskutohej dhe plani rregullues i Bashkisë ka patur incidente për shkak të reagimit të struktuave të PBDNJ.
Në mbledhjen e këshillit kanë tentuar të hyjnë me dhunë kreu i PBDNJ Fredi Beleri i shoqëruar nga persona të tjerë. Sipas “Report Tv” në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm dhe biznesmeni Nikollaq Neranxi.
Policia bashkiake ka ndërhyrë për të normalizuar situatën, por ka qenë shumë e vështirë.