Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të forta mes dy kampeve politike.
Teksa ish-anëtari i Komisionit, Genc Byrazeri po u përgjigjej pyetjeve, ka qenë nënkryetari, deputeti socialist Plarent Ndreca, që i tërhoqi vëmendjen kryetares, deputetes së PD-së, Albana Vokshi, se po bënte pyetje duke shkelur ligjin dhe intimiduar dëshmitarin.
Kjo ndërhyrje solli edhe debate të forta për disa minuta, duke bllokuar dëshminë.
Pjesë nga debati:
Ndreca- Po bën pyetje intimiduese ndaj dëshmitarit Byrazeri. Pyetjet e tua janë intimiduese, orientuese, sugjestionuese dhe që kërkojnë përgjigje te caktuara. S’mund të bëhet sipas qejfit…
Vokshi- Ju punoni me mesazhe!
Ndreca- Me mesazhe punoni ju, unë s’punoj me mesazhe. Ke bërë 3 herë të njëjtën pyetje, nuk lejoj të bëhen këto pyetje që e drejtojnë dëshmitarin në përgjigje të caktuara, se e kufizoni.
Vokshi- Unë lexova ligjin, po pyes Byrazerin për marrëveshjen e bërë për firmosje të procesverbaleve, informim për publikun.
Ndreca- Ke 20 minuta që flet, s’ke të drejtë të pakufizuar fjale, janë të drejta të kufizuara dhe po përmend ligjin.
Vokshi- A mund të mbarosh?
Ndreca- A do bësh mbledhje? Kur mbaroj e di unë, nuk më thua dot mua të mbaroj. Lëri këto sjellje, se s’janë të hijshme, mbaroj kur e gjykoj unë. Dua dinjitet për dëshmitarin dhe ne e përdhosim se është turp!
Vokshi- Mos ma ngri zërin!
Ndreca- E ngre qe ç’ke me të, s’të marr leje ty, këtë instrument kam, zëri e qytetarëve shqiptarë!
Vokshi- Po bërtet, mos ma ngri zërin mua…!
Ndreca- Mos ndërhyni! Çdo dëshmi është e pavlefshme, e thotë ligji, po orientoni dhe intimidoni.
Vokshi- Ëhë…
Ndreca- Ëhë, uhu, nuk është argument dhe s’i shkojnë kryetares se Komisionit!
Vokshi- Po s’po e lë, po boll pra…