Deputeti i PD Ervin Salianji në një komunikim për gazetarët ka komentuar gjuhën e përdorur sot në Kuvend nga kryeministri Edi Rama.
Ai tha se nuk e trembin aspak “kërcënimet” e Ramës nga mbrojtja e interesit publik. Ndërkohë Salianji u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së 12 nëntorit.
Salianji: E dëgjuat me një gjuhë prej rrugaci dhe ordiner, një gjuhë të papranueshme sikur vinte nga nje adoleshent dhe jo nga kryeministri i vendit i shfazuar. Ngjarja tjetër është paralajmëruar nga unë shpesh se si kryeministri paralajmëroi për një proces që e ka hapur dhe kujdeset vetë ndërkohë para pak minutash , 20 minuta pas gjykata solli njoftim që e keni marrë edhe ju, që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër.
Unë do të jëm në proces gjyqësor. Nuk më tremb dhe as nuk më kërcënon apo të tërhiqem. Këtu janë që të gjithë të kapur, të tredhur. Mendon se është me ata që është rreth e rrotull dhe i komandon. Shqetësim është për të protesta e 12 nëntorit për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë.