09:23 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Debatet, fyerjet, akuzat penale që nxorën Komisionin Hetimor nga shinat e rregullores, kush është deputeti me më shumë shkelje plot 85 herë (INVESTIGIM)

13:06 | 21/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debatet, fyerjet, akuzat penale që nxorën Komisionin Hetimor nga shinat e rregullores, kush është deputeti me më shumë shkelje plot 85 herë (INVESTIGIM)

Rastet kur ligjin e shkelin vetë ligjvënësit, nuk janë të pakta në politikën shqiptare. I tillë është edhe rasti i Komisionit Hetimor për CEZ, i cili në të gjithë kronologjinë e mbledhjeve të zhvilluara nuk kanë munguar debatet, fyerjet, akuzat penale mes kryetarit të komisionit dhe anëtarëve, mes tij dhe dëshmitarëve, apo mes anëtarëve dhe dëshmitarëve.

Një investigim i kryer nga APPA (Albanian Platform for Policy Advocacy) nxjerr në pah të gjitha shkeljet e kryera konkretisht, nga kush janë kryer, kush është deputeti me më shumë shkelje në komision.

Konkretisht, rezulton se Rregullorja e brendshme e Komisionit hetimor është baza ligjore e shkelur më shumë nga anëtarët, veçanërisht në nenin 19/ pika 4 të saj:

Anëtarët e Komisionit nuk kanë të drejtë të komentojnë njëri tjetrin për karakterin e pyetjeve që u drejtohen personave të thirrur.

Rezulton se deputeti që ka shkelur më shumë këtë nen të rregullores është pikërisht kryetari i komisionit, Edmond Spaho, të cilit ligji dhe rregullorja i përcakton e ruajtjes së normalitetit në komunikimin mes anëtarëve dhe personave të thirrur në komision, përmes dhënies së fjalës sipas një rendi të caktuar. Ai ndiqet nga deputeti socialist Eduard Shalsi, si bashkë-protagonist i debateve që nxjerrin komisionin nga shinat e rregullores.

Të tjera shkelje që janë kryer janë ato të tipit: fyerje, konkluzione, akuza mbi dëshmitarët teksa ata flasin, ku më tepër bien në sy etiketimet “mashtrues/e” apo akuzat “dëshmia e tij/saj është e rreme” ndaj dëshmitarëve.

Kryetari Spaho mban po ashtu rekordin e shkeljeve të Ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të kuvendit”, neni 12, pika 2:

“Anëtarët e komisionit shprehin lirisht mendimin e tyre dhe votojnë sipas bindjes së tyre. Në asnjë rast nuk lejohet që të fyejnë ose të prekin dinjitetin personal të personave të thirrur në komision”.

Në analizë spikasin fyerjet e Spahos ndaj dëshmitarëve si kjo ndaj kryeministrit Edi Rama: “Nuk të zhveshim, të jini të sigurt në këtë, mos kini frikë në këtë…”

Veç këtyre, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit ai dallon për njëanësinë e tij përmes qëndrimeve politike, dhe akuzave të drejtpërdrejta me karakter politik ndaj dëshmitarëve, duke shkelur rregulloren e brendshme.

Spaho mban rekord edhe për shkelje të Kodit të Etikës, duke nisur nga fyerjet e drejtpërdrejta deri tek debatet e personalizuara me me deputetin Shalsi, me të cilin shkëmbejnë fyerje si: “Palaço”, “njeri pa integritet”, “avokat i plehrave”, 

Të tjera shkelje përbëjnë rastet kur edhe dëshmitarët dalin jashtë kuadrit ligjor që përcakton rolin e tyre si dëshmitar, apo anëtarët i drejtojnë pyetje mbi opinione , jo mbi faktet, dëshmitarëve.

Një tjetër shkelje e Spahos që rezulton nga investigimi është ai i shfaqjes së një sjellje problematike në rastin kur duhet t’u japë fjalën anëtarëve, të cilëve ua mohon. Spaho në 11 raste ka ngritur akuza kundrejt dëshmitarëve dhe kolegëve të mazhorancës.

Shkelje tjetër është zhvillimi i mbledhjeve pa qenë të pranishëm gjysma e anëtarëve të tij. Ka raste kur mbledhja zhvillohet pa kuorum, por më flagrante, kur Kryetari Spaho deklaron hapur se mbledhjen do ta zhvilojë pa kuorum, përkundër asaj që përcakton ligji dhe rregullorja.

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1645″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: edmond spahoinvestigimkomision hetimorshkelje
Pas

I pafajshëm për vrasje, avokati i Frrokut: Padiskutim që është fitore, ishte akuzë e ngritur në sajë të theshethemeve

Para

Konsumoni luleshtrydhe çdo ditë, parandalon kancerin

Para
Konsumoni luleshtrydhe çdo ditë, parandalon kancerin

Konsumoni luleshtrydhe çdo ditë, parandalon kancerin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.