Një 20-vjeçare në Korçë është gjetur e vdekur në Korçë pasi kishte pirë fotoksinë. Ngjarja është regjistruar në fshatin Zvirinë, raporton ‘Fax News’.
Burime nga policia bëjnë me dije se 20 vjecarja është gjetur e pajetë në banesën e saj. Familjarët në deklarimet e para kanë pohuar se vajza ka qenë në gjendje depresioni kohët e fundit për shkak të grindjeve të shpeshta me të fejuarin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
(B.H/Faxweb)