Europarlamentari Eduard Kukan ka reaguar pas debatit të zhvilluar mes depuetëtëve shqiptarë në Parlamentin Europian ku Genc Pollo kërkoi që komisioni i përbashkët të mos drejtohet nga Taulant Balla, e më pas u larguan nga mbledhja.
Pas kësaj Kukan u shpreh se çështjet e tilla duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin shqiptar jo në Parlamentin Europian, ndërsa shprehu keqardhje për largimin e opozitës nga salla.
Kujtojmë se ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, duke thënë se ai është pardon i krimës dhe i drogës.
‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam ”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.
Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.
Kujtojmë se mes veç Kukan, më herët reagoi edhe kryetarja e komisionit të PE Monica Macovei, e cila tha se bojkoti i parlamentit është kundër vlerave europiane, ndësa shtoi: “Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve.”
(B.B/ Faxweb.al)