Linda Rei, transgjinorja mori famë të menjëhershme pasi foli hapur në emisione të ndryshme në Shqipëri. Ajo është kthyer nga mashkull në femër dhe aktualisht kërcen në spektaklin ‘Dance with me’. Rrëfimi i saj i fundit ek ‘Rudina’, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale, ku u gjykua jo pak.
Rreth kësaj interviste dhe për atë ç’ka është edhe përfaqëson Linda ka reaguar edhe këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ajo i del në mbrojtje Lindës dhe thekson se vështirë ta kuptojnë shumica e njerëzve me horizont të limituar.
“Vështirë të të kuptojnë shumica e njerëzve me horizont të limituar. Ti moj vajzë ke lindur yll dhe të përgëzoj për arritjet tua që të jetosh e lumtur.Ti ishe aq e kompletur dhe një zë i mençur për tu dëgjuar. Të uroj gjithë suksesin e dëshiruar në jetë,e mos ndalo kurrë të jesh vetvetja!!! Keep the crown and never let it go!!! Mbaj kurorën dhe mos e hiq kurrë!”, shkruan nën foton e Reit këngëtarja. (J.V/Shuplaka)