“Ligji për artin dhe kulturën po kapet nga politika, ndërsa tentohet rikthimi i diktaturës dhe censurës përmes kontrollit të çdo vepre që vihet në skenë”. Ka qenë kjo deklarata e drejtores së teatrit “Migjeni” Rita Gjeka e cila u shpreh e vendosur për të kundërshtuar deri në fund këtë kacafytje që i bëhet teatrit, raporton ‘Fax Neës’
Gjeka solli si shembull i fitoren në Sanremo të një kënge që sulmon politikën globale duke u shprehur qartë se mbi të gjitha kjo është detyra e artit.
Teatri “Migjeni” eshtë në krahun e aktoreve te teatrit kombetar pasi zhvendosja e ketij tempulli arti nee periferi eshte dicka qe nuk perfytyrohet askund ne boten e civilizuar.
Drejtorja Rita Gjeka, njëkohësisht aktore e teatrit “Migjeni” tha se ministri i kulturës lyp nevoja të jetë teknik dhe jo politik, pasi në këtë situate asnjëhere arti shqiptar nuk mund të ngrihet mbi veten. (B.H/Faxweb)