Erion Veliaj me prezencën e tij ku kshte shkuar si i paftuar në Komisionin e Medias në lidhje me Teatrin ka shkaktuar debate të forta dje përplasje fizike pasi sot ishte e thirrur vetëm ministrja e Kulturës.
Situata është ndezur pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pranuar të dalë jashtë salle duke mos iu bindur urdhrit të kryetares Vokshi e cila gjithashtu i ka bërë thirrje dhe gardës që të reagojë por nuk i është përgjigjur thirrjes së saj për të nxjerrë me forcë Veliaj.
Ndërkohë që Vokshi bënte thirrje për nxjerrjen e tij jashtë, Velaij ndërhyri duke e thirrur “o Zogu”. Në këtë moment ndërhyri Flamur Noka duke I thirrur Veliajt “Zogu i Tiranës”, ndërsa më pas u ngrit për ta larguar me forcë, por më pas ndërhynë dhe deputetët e tjerë socialist dhe demokratë për të shmangur përplsjen fizike.
Noka pasi u pengua ta nxirrte vetë fizikisht jashtë Veliajn nga garda por dhe deputetë të tjerë që ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike.
Ndërkohë që Veliaj nuk ngrihej për të dalë jashtë, Noka ka shpërthyer në akuza të forta duke e akuzu8ar për hajdut, dhe mashtrues që tokën e Teatrit Kombëtar kërkon t’ja japë fimës ‘Fusha’ për interesa të tij.
Por Veliaj i është përgjigjur se firmën ‘Fusha e kishte gjetur në Bashkina e Tiranës që kur kishte ardhur.
Noka: Hajdut, do të vjedhësh me oligarkët, do t’ja japësh tokën firmës ‘Fusha’.
Veliaj: Atë firmën ‘Fusha’ e gjeta në Bashki, ishte që në kohën e Lulzim Bashës…
Noka: Largohu mashtrues…