18:40 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

DEBATI mbi ekonominë, ç’premtojnë PS dhe PD për qytetarët. Akuza për programin e njëri-tjetrit

07:48 | 07/06/2017
në Ekonomi, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
DEBATI mbi ekonominë, ç’premtojnë PS dhe PD për qytetarët. Akuza për programin e njëri-tjetrit

Ekonomia ishte tema e debatit mbrëmë në emisionin ‘’Top Story’’ të Sokol Ballës. Padyshim qënë kohë fushate është një nga temat më të diskutuara. 
Të ftuar në studio ishin Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave, Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Agron Shehaj, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë dhe Dorian Teliti, kandidat për deputet i PD-së në listën e Tiranës.

Arben Ahmetaj e konsideroi paketën e opozitës si “joserioze”. “Nuk duhet debatuar fare sepse e shkatërron Shqipërinë, e çon borxhin 115%. Spiranca kryesore e programit tonë është ulja e borxhit në 60%”, deklaroi Ahmetaj.

Agron Shehaj u përgjigj se mazhoranca duhet të japë llogari për 4 vitet e qeverisjes: “Pas premtimeve që bënë, të japin përgjigje se çfarë bënë këto 4 vite e më pas të flasin se çfarë do të bëjnë në 4 vitet e ardhshme. Kanë ikur 280 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe flitet për sukses. Nuk e kuptoj se me çfarë kurajoje kërkojnë mandat të dytë”.

Ndërkohë, Erion Braçe theksoi se “shqiptarët e dinë kush e ka rrënuar ekonominë dhe kush e ka ringritur”. 

“Shumë kompani “rating”-u thonë gjëra të tjera nga ato që dëgjuam këtu në studio”, tha Braçe. 

Dorian Teliti nënvizoi se varfëria ka pllakosur për pjesën dërrmuese të shqiptarëve.

“Falimenti shihet në të gjitha rrethinat e Tiranës dhe në qytetet ku ka pllakosur varfëria. Këtë e thonë punëtorët dhe biznesmenët e vegjël. Nuk ka pllakosur për 100% të shqiptarëve, por për pjesën dërrmuese të tyre. Republika e Re ka për objektiv të bëjë reforma strukturore.

Filozofia jonë është ajo e uljes së taksave. Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nivel taksimi më të ulët se ne dhe mblidhen më shumë taksa. Ne do e bëjmë të mundur këtë duke ua kthyer paratë qytetarëve dhe biznesit”, deklaroi Teliti. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: AhmetajArben Ahmetajdorian telitiekonomia
Pas

Ambasadat në Kosovë ngrenë alarmin: Raportime shqetësuese për manipulimin e votës së serbëve

Para

Batuta që shkriu analistët në “Opinion”, ç’ndodhi me prangat

Para
Batuta që shkriu analistët në “Opinion”, ç’ndodhi me prangat

Batuta që shkriu analistët në “Opinion”, ç'ndodhi me prangat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori, thyhet rekordi nga viti 1962

Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

Kosovë/ Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, alarme në Francë

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi në Berat

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Pejë

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.