Në “Të paekspozuarit” gazetari Ylli Rakipi i ka treguar Ramës sugjerimin e një kolegu të tij për kryeministrin e vendit.
“Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit”, tha Rakipi.
Pjesë nga debati:
Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete.
Rama para disa ditësh në “Zonë e Lirë” ka komentuar një-për-një gazetarët dhe analistët më të njohur në vend ku shumicën i quajti kazan.
(M.D/Shuplaka)