Gazetari Artan Hoxha i është kthyer momentit të debatit që pati me ish-kryeministri Sali Berisha live në televizion. Ai ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vila 24” dhe foli pikërisht për këtë për këtë debat të fortë që pati në “Studio e Hapur” me ish-kryeministrin.
Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas. Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.
“Pas debatit që pata me Berishën e largova familjen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prindërit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, – rrëfeu Hoxha.
(E.K/FAXWEB)